Homazhet për Kadarenë, bëhen bashkë Osmani e Rama

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen sot homazhet në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Në këto homazhe nga Kosova kanë shkuar krerët e Qeverisë, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e anëtarë të tjerë të kabinetit të Qeverisë. Në disa pamje shihen deri…

Lajme

03/07/2024 11:53

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen sot homazhet në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në këto homazhe nga Kosova kanë shkuar krerët e Qeverisë, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e anëtarë të tjerë të kabinetit të Qeverisë.

Në disa pamje shihen deri sa përshëndeten Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Deri në këto momente dy kryeministrat shqiptar, Kurti e Rama nuk janë parë duke u takuar me njëri tjetrin.