Homazh për viktimat e zjarrit në Zvicër, skiatorët krijojnë zemrën në borë
Një zemër gjigante e krijuar nga një grup njerëzish në borë u bë simbol i dhimbjes dhe solidaritetit në resortin alpin të Crans-Montana (Kro Montana) në Zvicër. Rreth një mijë skiatorë u mblodhën në pistat e Kupës së Botës për të nderuar kujtimin e 40 personave që humbën jetën dhe mbi 100 të tjerëve që…
Lajme
Një zemër gjigante e krijuar nga një grup njerëzish në borë u bë simbol i dhimbjes dhe solidaritetit në resortin alpin të Crans-Montana (Kro Montana) në Zvicër.
Rreth një mijë skiatorë u mblodhën në pistat e Kupës së Botës për të nderuar kujtimin e 40 personave që humbën jetën dhe mbi 100 të tjerëve që u plagosën nga shpërthimi në një bar.
Homazhi emocionues u zhvillua fillimisht në pistën Bellalui, e njohur për startin e garave në Kupën e Botës për meshkuj, dhe më pas u zhvendos në zonën Chetseron.
Aktiviteti u organizua nga Shkolla Zvicerane e Skive në Crans-Montana.
Në këtë gjest simbolik morën pjesë kryesisht fëmijë, të cilët atë ditë do të garonin në pista, por zgjodhën të përcjellin një mesazh solidariteti.
Organizatorët thanë se ky homazh u mbështet gjerësisht nga komuniteti alpin.