Holanda jep dritën e gjelbër për Shqipërinë
Holanda nuk është më pengesë në fitimin e statusit të Shqipërisë. Edi Rama thotë se ky shtet, me shumicë votash në parlament, ka votuar pro statusit kandidat për Shqipërinë.
Lajme
Holanda u është bashkuar vendeve që do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian, duke i thënë ‘po’ statusit të vendit kandidat.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka thënë se ky është një moment tepër i veçantë për Shqipërinë, pasi Parlamenti i Holandës ka kaluar mandatin për ministrin të Jashtëm dhe kryeministrin që t’i thonë ‘po’, statusit për Shqipërinë, raportojnë mediat në Tiranë.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian pritet të marrë vendimin përfundimtar më 23 qershor në Bruksel.