Holanda deklason Belgjikën
Holanda e ka mposhtur me rezultat të thellë Belgjikën.

Sport
Holanda ka deklasuar 4:1 Belgjikën në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Serine e golave e hapi Bergwijn në minutën e 40`, pas një asistimi nga De Jong.
Pjesa e pare u mbyll 1:0 për mysafirët, shkruan lajmi.net
Pjesa e dytë filloi shumë më mire për ekipin e Louis van Gaal, pasi gjetën golin edhe tri here të tjera.
Ishte fillimisht Depay I cili shënoi për 2:0 në minutën e 51` të ndeshjes.
Në minutën e 62` Dumfries shënoi golin e tretë për holandezët.
Për golin e katërt dhe të fundit u përkujdes sërish Depay në minutën e 66` të ndeshjes.
Belgjika kishte disa raste, ndërsa golin e nderit e shënoi Batshuayi në minutat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Holanda ngjitet në vendin e parë në ligën A, grupin 4, ndërsa Belgjika në pozitën e fundit./Lajmi.net/