Hitzfeld, pensionohet pas Botërorit
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld do të pensionohet pas Kampionatit botëror në Brazil, vitin e ardhshëm, ka bërë të ditur ai gjatë një konference për shtyp të enjten. “Pas Kampionatit botëror në Brazil, do të jem 65 vjeç”, deklaroi gjermani një prej trajnerëve më të suksesshëm në histori të futbollit, para gazetarëve në selinë e…
Sport
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld do të pensionohet pas Kampionatit botëror në Brazil, vitin e ardhshëm, ka bërë të ditur ai gjatë një konference për shtyp të enjten.
“Pas Kampionatit botëror në Brazil, do të jem 65 vjeç”, deklaroi gjermani një prej trajnerëve më të suksesshëm në histori të futbollit, para gazetarëve në selinë e Federatës zvicerane të Futbollit.
“Pas 30 vjetësh në botën e futbollit, ka ardhur koha të ndalem, ishte vendimi më i vështirë të karrierën time”, u shpreh ai. Hitzfeld, i cili ka fituar pesë tituj në Bundesligë me Bayern Munichun dhe dy të tjerë më Borussia Dortmundin, ka nga një Ligë të Kampionëve me secilën skuadër, mori drejtimin e Zvicrës më 2008.
Ai udhëhoqi ekipin helvetik drejt Kampionatit botëror 2010 dhe siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2014, kurse dështoi të kualifikohej për në Euro 2012.