“Historikisht i pasaktë”, “Njerëzit duan punë dhe zgjidhje” – Grenell dhe Çitaku përplasen pas reagimit për Betejën e Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku i ka reaguar ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell që ka shkruar dje një përkujtim për Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.

Lajme

29/06/2021 08:07

Grenell ka thënë se po përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”,  shkroi ai.

Pas këtij shkrimi në Twitter që ka bërë Grenell, ka pasur reagime nga ish-ambasadorja Çitaku.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj, ka sqaruar se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betëjë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi ajo.

Megjithatë, kjo deklaratë e ish-ambasadores nuk i ka pëlqyer Grenell, që i ka reaguar përsëri të njëjtës përmes Twitter-it.

Grenell ka thënë se njerëzit kanë nevojë për punë e zgjidhje.

 


Ish-ambasadorja tutje iu është përgjigjur Grenellit duke i thënë se edhe ajo do punë dhe zgjidhje, por, që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.