Historike për sportin kosovar: Fanol Shala thyen rekorde botërore dhe evropiane në aeronautikë
Për herë të parë në historinë e sportit të Republikës së Kosovës, një sportist vendës ka hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve botërore dhe evropiane. Bëhet fjalë për pilotin dhe instruktorin Fanol Shala, i cili ka marrë Diplomën e Rekordit Botëror dhe Europian, duke ngritur flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë të sportit…

Sport
Për herë të parë në historinë e sportit të Republikës së Kosovës, një sportist vendës ka hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve botërore dhe evropiane.
Bëhet fjalë për pilotin dhe instruktorin Fanol Shala, i cili ka marrë Diplomën e Rekordit Botëror dhe Europian, duke ngritur flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë të sportit aeronautik ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.
Sipas Federatës Aeronautike të Kosovës, ky sukses i Shalës është një arritje historike që “ka peshë të barasvlefshme me çdo medalje olimpike” dhe dëshmon se përkushtimi, guximi dhe talenti kosovar nuk njohin kufij. Shala tashmë konsiderohet një simbol i sportit ajror dhe krenari për mbarë vendin.
Ky rekord nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Obiliqit, si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët u vlerësuan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportistëve elitarë të vendit.
Njoftimi i plotë i Federatës së Aeronautikës së Kosovës:







Fanol Shala është jo vetëm kampion, por simbol i përkushtimit, talentit dhe guximit shqiptar!/lajmi.net/