Hipokrizia e VV-së | Mefi që e akuzonte PDK-në se është në linjë me Listën Serbe, kërkon përkrahje nga ta për Çekon në garën për Prishtinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se LVV-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike sa i përket bashkëpunimit në nivel lokal dhe se pret përkrahje nga të gjithë. Bajqinovci tha për RTV21 se sidomos në Prishtinë presin përkrahjen nga partitë që nuk kanë arritur të futen në balotazh, përfshirë edhe…

Lajme

24/10/2025 11:14

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se LVV-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike sa i përket bashkëpunimit në nivel lokal dhe se pret përkrahje nga të gjithë.

“Ne në nivelin lokal nuk kemi vija të kuqe për askënd e unë po flas sidomos për në Prishtinë ku jemi në balotazh dhe besoj fuqishëm se do t’i fitojmë zgjedhjet në Prishtinë dhe presim normalisht edhe përkrahjen e pjesës tjetër të qyetarëve që nuk kanë votuar apo kana votuar për parti tjera”, tha ai.

I pyetur se në cilat komuna pret mbështetje nga të tjerët, Bajqinovci u ndal specifikisht në Prishtinë.

“Nuk kam ndonjë evidencë për komuna të tjera por unë flas për Prishtinë ku jam i përfshirë në fushatë unë besoj se partitë e vogla që nuk kanë mbërri të futen në balotazh ta përkrahin LVV-në sepse ka nevojë për ndryshim e dini që kryeqyteti është sot në kolaps total.. dhe unë besoj shumë që ndryshimi po vjen dhe kryetar i kryeqytetit do të jetë Hajrulla Çeku”, tha ai.

“Nga të gjitha partitë që nuk janë futur në balotazh në Prishtinë, nga të gjitha”, tha Bajqinovci edhe kur u pyet për PDK-në.