Hill: Të jenë të qetë të gjithë – Asociacioni do të bëhet real, dhe atë shumë shpejt
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chris Hill ka folur para takimit të 2 majit. Në një prononcim për TV Pink, Hill ka ftuar qytetarët që të jenë të qetë, sepse sipas tij, Asociacioni është diçka që do të bëhet, përcjell lajmi.net. Ai pranoi faktin se serbët e kanë pritur këtë për…

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chris Hill ka folur para takimit të 2 majit.
Në një prononcim për TV Pink, Hill ka ftuar qytetarët që të jenë të qetë, sepse sipas tij, Asociacioni është diçka që do të bëhet, përcjell lajmi.net.
Ai pranoi faktin se serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, porse tani ka ardhur koha e implementimit. Siç vlerësoi ambasadori, qysh të martën priten diskutime të intensifikuara për këtë çështje, ku pas përfundimit të saj, do të fillohen hapat e tjerë të normalizimit.
“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale. Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparime në drejtime të tjera të normalizimit,” pohoi Hill për mediumin gjegjës.
Kujtojmë se të martën është takimi tjetër i nivelit të lartë në Bruksel, mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e të parit të serbëve, Aleksandar Vuçiq.
Dy pika do të diskutohen. E para është çështja e të pagjeturve, kurse e dyta Asociacioni.