Hidhet shorti për fazën e dytë të garave evropiane – jo aq lehtë për skuadrat kosovare

Është hedhur shorti edhe për fazën e dytë të kualifikueseve për garat evropiane.

Sport

15/06/2022 13:48

Dje, Drita, Ballkani, Gjilani e Llapi kanë mësuar kundërshtarët e parë për edicionin e këtij viti në garat evropiane.

Sot në anën tjetër është mësuar se kë mund ta kenë përballë këto skuadra, nëse kualifikohen në raundin tjetër.

Ballkani do të luajë me fituesin e çiftit Malmo – Fituesi i raundit preliminar, përcjell lajmi.net.

Drita në anën tjetër nëse kalon tutje do të ketë përballë skuadrën belge, Royal Antwerp.

Llapi, në tentimin për të kapur Conference League, nëse fiton raundin e parë do të ketë punë me fituesin e çiftit Breidabik – Santa Coloma.

Gjilani në anën tjetër do të ketë punë më të vështirë, pasi nëse shkon tutje e ka përballë Young Boys. /Lajmi.net/