Hetimi 1 miliardësh i NASA-s ofron pamje më të qarta të Jupiterit

Çdo herë në 53,5 ditë, sonda 'Juno' e NASA-s arrin mbi majat e reve të Jupiterit afërsisht 75 herë më shpejt se një plumb.

Fun

18/02/2019 16:53

Anija kozmike ka përdorur këto specifika me shpejtësi të lartë, për të dokumentuar plantein gjigantë të gaztë si kurrë më parë që nga gushti i vitit 2016, transmeton lajmi.net.

Por imazhet e bukura të NASA-s për Jupiterin vijnë nga një aparat fotografik optik i quajtur JunoCam. Pas çdo hulumtimi, agjensia hapësinore i ngarkon të dhënat e para të fotografive në faqet e saj të internetit.

Sean Doran, artist grafik i NASA-s rrëfeu se mund t’i duhen disa orë për të realizuar një imazh të vetëm.

Më poshtë janë disa prej portreteve të Jupiterit – dhe stuhisë së saj – që Doran dhe të tjerët kanë realizuar në javën e kaluar. /Lajmi.net/