Hetime për manipulim të votave në Mitrovicë: 43 kryesues të qendrave të numërimit intervistohen nga policia
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur hetime lidhur me dyshimet për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Sipas komunikatës zyrtare, janë urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë që të intervistojnë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit nga komunat Mitrovicë Jug,…
Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur hetime lidhur me dyshimet për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Sipas komunikatës zyrtare, janë urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë që të intervistojnë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit nga komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton lajmi.net.
Autoritetet theksojnë se qëllimi i hetimeve është mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo rast i dyshuar të trajtohet sipas ligjit.
Prokuroria dhe policia po vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe transparencën e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet.
Komunikata e plotë:
Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës
Mitrovicë, 01 shkurt 2026 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës, që të intervistohen dyzetë e tre (43) kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit./lajmi.net/