Herrera fton Neymarin të mos dorëzohet për Topin e Artë

Ander Herrera ka komentuar situatën e Neymar  JR.

Sport

26/06/2022 18:30

Lojtari brazilian flitet se mund të largohet nga PSG gjatë merkatos së verës, pasi klubi i ka thënë të gjej skuadër të re.

Për situatën e Neymar ka folur edhe Herrera, i cili gëzon respektin më të madh për ish-anëtarin e Barcës.

“Jam shumë i afërt me të. Ai është shok i shkëlqyer dhe si futbollist është në mesin e pesë më të mirëve në botë”, ka thënë Herrera, transmeton lajmi.net.

“Mendoja se tashmë duhej ta kishte një Top të Artë, por akoma nuk e hedh poshtë si mundësi. Është kënaqësi të jesh me të”, shtoi spanjolli.

Ander Herrera luan me skuadrën e Paris Saint-Germain qysh kur u largua nga Manchester United. /Lajmi.net/