Hernanes qan për Lazion
Mesfushori i Lazios, Hernanes është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferim tek rivali Inter. Palët raportohet se janë pajtuar për kalimin e brazilianit në Giuseppe Meazza në transferim me vlerë prej 15 milionë eurosh. Hernanes pritet të jetë përforcimi i parë i madh i Interit, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, por jo edhe…

Sport
Mesfushori i Lazios, Hernanes është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferim tek rivali Inter.
Palët raportohet se janë pajtuar për kalimin e brazilianit në Giuseppe Meazza në transferim me vlerë prej 15 milionë eurosh.
Hernanes pritet të jetë përforcimi i parë i madh i Interit, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, por jo edhe i fundit pasi gjiganti nga Milano thuhet se do të sigurojë edhe shërbimet e yllit portugez, Nani nga Manchester United.
Kurse, Hernanes është larguar me lot nga qendra stërvitore e Lazios, i prekur nga largimi i tij nga klubi.
Në Inter, ai do të nënshkruajë kontratë deri më 2017 me vlerë prej 3.3 milionë eurosh në stinor, për dallim nga 2.5 sa i ofroi Lazio, me marrëveshjen e re.