Heqja e taksës iu kthye bumerang, Kurti ankohet se Serbia nuk po “mbushet mend”
Fushata agresore e Serbisë karshi pavarësisë së Kosovës nuk ka ndaluar asnjëherë, madje as atëherë kur kryeministri Kurti u bë ‘zemërgjerë’ sa edhe tha që do të largojë taksën 100 për qind që Qeveria Haradinaj kishte vendosur në nëntor të 2018.
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj lajmit se që kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, sot zyrtarisht ka deklaruar se kanë marrë notën verbale për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Sierra Leone, transmeton lajmi.net.
Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Kosova po shpreh gatishmëri për të vazhduar dialogun me Serbinë, por Serbia është ajo që bënë një hap prapa.
“Edhe pasi #Kosova tregoi vullnetin e mirë duke ngritur tarifën 100% për lëndët e para, #Serbia vazhdon me fushatën e saj të mos njohjes. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë, se Kurit ka thënë se taksa për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina do të largohet më 15 mars.
Lidhur me vendimi e Kurtit reagim ka pasur nga SHBA, të cilat kanë kërkuar që taksa të largohet plotësisht, vendimi i kryeministrit është përshëndetur nga BE, por edhe këta kanë kërkuar që të mos ketë reciprocitet. /Lajmi.net/