Heqja e fusnotës, Kurti: Pranvera po vie më herët, po punojmë me shumë zell që trashëgimitë e mbrapshta nga qeveritë e kaluara të eliminohen
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi i fusnotës krahas emrit të Kosovës, si Kosovo. Kurti gjatë një deklarimi para mediave është pyetur në lidhje me këtë vendim , ku tha se duket se sivjet pranvera po vie më herët. “Duket se sivjet pranvera…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi i fusnotës krahas emrit të Kosovës, si Kosovo.
Kurti gjatë një deklarimi para mediave është pyetur në lidhje me këtë vendim , ku tha se duket se sivjet pranvera po vie më herët.
“Duket se sivjet pranvera po vie më herët dhe siç u tha se fusnota do të shkrihet si një fjollë bore ndoshta është gabuar viti dhe qeveria por kjo po ndodhë. Natyrisht se kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe s’do të duhej të entuziazmoheshim tepër, e vështirësitë kryesore që i kemi pasur gjatë negociatave në Bruksel vinë nga trashëgimia e mbrapsht nga qeveritë pararendës”,deklaroi Kurti.
Ai tha se si qeveri po punojnë që të eliminohen këto vështirësi, raporton lajmi.net.
“Por punojmë me shumë zell e durim që ato të eliminohen. Në Bruksel është atmosferë pozitive që Kosova që të bëj hapa përpara. Tash është presidenca e Qipros e më pas ajo e Irlandës. E këto ditë e kemi ambasadorin e Irlandës në vendin tonë”,përfundoi Kurti./Lajmi.net/