Henry: Të gjitha skuadrat evropiane i frikësohen Realit, dhe Reali i frikësohet Barcelonës

Komenti i Thierry Henry që është bërë viral në mediat sociale nuk po i pëlqen tifozëve të Real Madrid.

Sport

09/05/2022 22:15

Ish-lojtari i Arsenal dhe Barcelonës, Thierry Henry ka dhënë disa komente lidhur me formën e Real Madrid së fundmi.

‘Los Blancos’ eliminuan tre gjigantë evropiane (PSG, Chelsea dhe Man City), duke arritur finalen e Champions League.

Henry beson se skuadrat evropiane i frikësohen skuadrës së Real Madrid, por.. Barcelona muhabet tjetër.

“Të gjitha klubet evropiane i frikësohen Real Madridit, dhe Real Madrid i frikësohet Barcelonës”, ka thënë Henry, transmeton lajmi.net.

“Personalisht mendoj se Liverpool do ta fitojë Champions Leaguen, ata janë më të fortë sesa Real Madridi”, shtoi francezi.

Henry ishte pjesë e Barcelonës në triumfin 2:6 në ‘Santiago Bernabeu’. Ky nuk ishte triumfi i vetëm i tij ndaj Real Madrid me fanellën e Barcelonës (por as të Arsenalit). ‘Mbretërit’ kanë qenë kundërshtar i preferuar i tij. /Lajmi.net/