Hëna e kuqe që në fund të këtij muji mund të shënjojë fundin e botës

Profecia biblike sugjeron se fundi i botës do të ndodh në fund të këtij muji, pasi Toka do të dëshmojë një formë të rrallë të Hënës së kuqe, sipas predikuesve fetar.

Fun

02/01/2019 17:44

Predikuesit besojnë se pjesë nga librat Vepra dhe Zbulesa sugjerojnë se hëna e kuqe do të shoqërohet me një fund të afërt të botës, transmeton lajmi.net.

Në fund të këtij muaji, një fenomen i rrallë hënor i njohur si një eklips i hënës do të jetë i dukshëm mbi Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe pjesët perëndimore të Evropës dhe Afrikës.

Fenomeni i referohet tri ngjarjeve të njëpasnjëshme kozmike – të gjitha këto do të ndodhin më 21 janar.

Eklipsi i përgjithshëm hënor, i cili do të jetë i dukshëm nga Shtetet e Bashkuara për herë të parë, do të ndodhë kur Toka pozicionohet drejtpërdrejt ndërmjet diellit dhe hënës.

Teoria fillimisht u bë e njohur nga ministrat e krishterë John Hagee dhe Mark Biltz, të cilët thanë se “tetrad”-i i vazhdueshëm – katër eklipset hënore të njëpasnjëshme që filluan në prill 2014 me gjashtë hëna të plota deri më tani – është treguesi i fundit të Tokës siç përshkruhet në Bibël në librat Veprat 2:20 dhe Zbulesa 6:12. /Lajmi.net/