Hekuran Murati njofton ekzekutimin e shtesës prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurosh për disa kategori përfituesish, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti javën e kaluar. Shtesa prej 100 eurosh përfshin fëmijët e moshës 0-16 vjeç, si dhe përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive,…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurosh për disa kategori përfituesish, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti javën e kaluar.
Shtesa prej 100 eurosh përfshin fëmijët e moshës 0-16 vjeç, si dhe përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të kufizuara, dhe përfituesit e skemave të tjera sociale, sipas kritereve të përcaktuara në vendimin qeveritar.
Në një postim në rrjetet sociale, Murati theksoi se transferimi është realizuar sot dhe se varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogaritë e tyre, mjete financiare do të reflektohen në orët në vijim.
Në fund, ai ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të viteve, duke përcjellë mesazhin: “Gëzuar Vitin e Ri!” /Lajmi.net/