“Hekne prej kreje” – Vëllau i Gani Gecit nuk përgjigjet kur pyetet për vdekjen e “Sandokanit”

Momente interesante janë parë sot gjatë seancës në Speciale ku po dëshmon vëllau i Gani Gecit, Fadili. Ky i fundit është pyetur për Abedin Rexhën – Sandokanin, mirëpo që Geci refuzoi t’i përgjigjet, shkruan lajmi.net. Pyetja e prokurorit ishte se “kur vdiq Abedin Rexha”. “Jeni profesionalista gjykatë e nderuar”, u përgjigj Geci, duke dashur ta…

Lajme

21/10/2024 16:13

Momente interesante janë parë sot gjatë seancës në Speciale ku po dëshmon vëllau i Gani Gecit, Fadili.

Ky i fundit është pyetur për Abedin Rexhën – Sandokanin, mirëpo që Geci refuzoi t’i përgjigjet, shkruan lajmi.net.

Pyetja e prokurorit ishte se “kur vdiq Abedin Rexha”.

“Jeni profesionalista gjykatë e nderuar”, u përgjigj Geci, duke dashur ta vazhdojë fjalinë e tij në drejtim të prokurorirt.

“A e mbani mend kur ka vdekur Abedin Rexha?”, vazhdoi pyetjen prokurori duke insistuar në përgjigje.

“Unë mendoj që ju duhet me hek prej kreje. Është marrë mjekësia ligjore, obduksioni, EULEX-i”,tha Geci.

“Ndoshta dëshmitari ka pasur probleme me përkthimin”, tha prokurori.

“Unë ju pyeta kur vdiq Abedin Rexha?”, vazhdoi prokurori. /Lajmi.net/