HDD më i hollë dhe më i bukur në botë

Kompania po e feston 35 vjetorin e themelimit me një hard-disk modern.

Auto & Tek

04/01/2015 15:47

Vetëm 7mm i hollë, Seagate po e quan pajisjen e re të saj ‘HDD më i hollë dhe më i bukur 500GB në botë’.

Kjo do të thotë se ky hard-disk është më i hollë se një iPhone 6 Plus dhe ka një shpejtësi të pabesueshme në brendësi të tij, transmeton Lajmi.net.

Ky HDD është lansuar për të festuar përvjetorin e 35-të të Seagate, duke prezantuar kështu prodhimin e parë në botë të një hard-disku 5.2 inç edhe për PC.

Ky HDD do të jetë i gatshëm për t’u blerë në fund të janarit për $100.