Haziri për garën për kryetar të LDK-së: Le të fitojë ai apo ajo që ka sukses dhe meritë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për kryetar të këtij subjekti politik. Përmes një postimi, Haziri ka thënë se viti 2027 do të jetë vit i zgjedhjeve të brendshme në LDK, të cilat, sipas tij, duhet të zhvillohen duke respektuar vlerat e demokracisë brenda…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për kryetar të këtij subjekti politik.
Përmes një postimi, Haziri ka thënë se viti 2027 do të jetë vit i zgjedhjeve të brendshme në LDK, të cilat, sipas tij, duhet të zhvillohen duke respektuar vlerat e demokracisë brenda partisë, shkruan lajmi.net.
Ai ka vlerësuar se hapja e debatit se kush është më i përshtatshmi për të garuar, pa nisur zyrtarisht procesi zgjedhor, nuk i kontribuon demokracisë së partisë.
“Secili që mundet, përmes shembullit personal të suksesit, kontributit e meritës, duhet të garantojë rikthimin e madh të LDK-së. Ai apo ajo le të ftohet nga votuesit për besim në garë”, ka shkruar Haziri.
Reagimi i tij vjen në kohën kur në LDK kanë nisur diskutimet për zgjedhjet e brendshme dhe emrat e mundshëm që mund të hyjnë në garën për drejtimin e partisë. /Lajmi.net/