Haziri: Gjilani s’ka kryetar, ata të vetët e thërrasin “o bir”

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se tubimi i djeshëm i kësaj partie në këtë komunë ka të bëjë vetëm me procesin zgjedhor të 9 shkurtit. Haziri tha se e di se problemet lokale kanë rëndësi të veçantë dhe tha se janë marrë vesh me të gjithë që “nëse e kalojmë 9 shkurtin, më…

Lajme

07/02/2025 20:04

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se tubimi i djeshëm i kësaj partie në këtë komunë ka të bëjë vetëm me procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Haziri tha se e di se problemet lokale kanë rëndësi të veçantë dhe tha se janë marrë vesh me të gjithë që “nëse e kalojmë 9 shkurtin, më 10 do të fillojmë me zgjedhje lokale.

“Unë e di që problemet lokale kanë rëndësi të veçantë dhe jemi marrë vesh me të gjithë që nëse e kalojmë 9 shkurtit, më 10 do të fillojmë me zgjedhje lokale, por pa emër e kemi tash, sepse një herë kam gabuar dhe nuk bën me që të përsëritet”.

“Mbrëmë ka qenë votë plebishitare në Gjilan. Me qenë në politikë sikur ata, nesër duhet ta pasuroj tavolinën, me dhënë dorëheqje. E ka lënë komunën pa buxhet, e ka përjashtuar Gjilanin prej granteve ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Haziri në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Haziri pati kritika të ashpra edhe për qeverisjen në Gjilan, ku tha se kjo komunë është pa kryetar.

“Qeveria e Kosovës nuk i jep grant Gjilanit sepse është në kufizime buxhetore, nuk i ka mbërri standardet e menaxhimit të buxhetit. Auditori i pavarur i ka gjetur 29 shkelje të rënda buxhetore dhe i ka thënë përmirësohu, nuk ka mbërri për tri vjet të përmirësohet”.

“Gjilani nuk ka kryetar, fatkeqësisht. Është zgjedhur dikush, ka mbetur administrator, ne i themi administrator, ata të vetë i thonë “o bir”, nuk ka fuqi ta zgjidh një problem”, tha Haziri.