Hazard për mesazhin e Gjermanisë para ndeshjes ndaj Japonisë: Në fund ata e humbën ndeshjen, s’jemi këtu për të përçuar mesazhe politike
Eden Hazard, në një prononcim pas ndeshjes që kombëtarja e tij e pati ndaj Kanadasë, u pyet në lidhje me veprimin që e bëri kombëtarja gjermane para fillimit të takimit me Japoninë. Në foton që tradicionalisht bëhet para fillimit të sfidës, “pancerët” mbuluan gojën me dorë, duke simbolizuar shkeljen e të drejtave të njeriut nga…

Sport
Eden Hazard, në një prononcim pas ndeshjes që kombëtarja e tij e pati ndaj Kanadasë, u pyet në lidhje me veprimin që e bëri kombëtarja gjermane para fillimit të takimit me Japoninë.
Në foton që tradicionalisht bëhet para fillimit të sfidës, “pancerët” mbuluan gojën me dorë, duke simbolizuar shkeljen e të drejtave të njeriut nga Katari, vendi organizator i turneut.
Në lidhje me këtë belgu tha se lojtarët nuk janë për të përçuar mesazhe politike, por për të luajtur, transmeton lajmi.net.
“Ata e bënë atë gjest, por në fund e humbën ndeshjen. Ne jemi të thirrur për të luajtur, jo për të përçuar mesazhe politike”, përfundoi ai, shkruan ESPN.
Lojtari dje luajti titullar me Belgjikën, në fitoren ndaj Kanadasë, anipse nuk pati shumë minuta me Real Madridin paraprakisht. /Lajmi.net/