Hazard në Madrid, Chelsea e dëshiron yllin e Barcelonës si zëvendësues të belgut

Eden Hazard 99% do të jetë lojtar i Real Madrid në sezonin e ardhshëm dhe largimi i tij do të lë hapësira të mëdha tek Chelsea.

Sport

31/05/2019 09:10

‘Blutë’ janë përgatitur për humbjen e belgut, dhe me gjasë ata tashmë veçse kanë identifikuar zëvendësuesin e tij potencial.

‘Mirror’ raporton se Chelsea dëshiron yllin e Barcelonës, Philippe Coutionho si zëvendësues të Eden Hazard, në rast se ata mund të shmangin dënimin për merkaton, transmeton lajmi.net.

Coutinho mund të largohet nga Barca pas një sezoni dëshpërues në ‘Camp Nou’, pas transferimit nga Liverpool, në janar të vitit 2018.

Lojtari nuk pëlqehet më as nga tifozët e skuadrës katalane, shpeshherë duke u përcjellë nga vërshëllima të shumta që vijnë nga tribunat.

Ai kishte humbur balotazhin me Ousmane Dembele, për tu rikthyer në formacion vetëm pas dëmtimit të francezit. /Lajmi.net/