Hazard mund të zëvendësojë Ronaldon te Juventusi

Juventusi është duke kërkuar përforcime në repartin e sulmit.

Sport

28/08/2021 10:10

Ronaldo u transferua te Man Utd pas tre sezoneve të kaluara në Itali, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Juventusit të hidhen në merkato për të nënshkruar me ndonjë sulmues.

Sipas gazetës ‘Marca’, gjiganti italian është duke konsideruar seriozisht transferimin e Eden Hazard.

Hazard nuk ka kaluar periudhë të mirë që nga kalimi në Real Madrid dhe klubi duket i hapur për largimin e tij.

“Bianconerët” e kërkojnë belgun në formë huazimi dhe një marrëveshje mund të arrihet së shpejti mes palëve. /Lajmi.net/