Hazard: Dua ta fitoj Topin e Artë
Superylli i Chelseas, Eden Hazard nuk e ka fshehur dëshirën që ai një ditë dëshiron të jetë fituesi i Topit të Artë.

Sport
Eden Hazard ka thënë se dëshiron që një ditë të jetë triumfues i çmimit më të madh personal, Topit të Artë.
“Topi i Artë ka qenë gjithmonë ëndrra ime”, tha Hazard për The Sun.
“Kur për herë të parë kam shkuar në qendrën stërvitore të Lilles, unë i kam thënë trajnerit tim, Jean-Michel Vandamme, se një ditë do të jem fitues i Topit të Artë”, përfundoi belgu.