Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses për masën e përkohshme, hap i rëndësishëm
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si hap shumë të rëndësishëm vendimin e Gjykata Kushtetuese të Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ndryshe Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si hap shumë të rëndësishëm vendimin e Gjykata Kushtetuese të Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ndryshe Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Dekretit për shpërndarjen e Kuvendit është një hap i rëndësishëm për të parandaluar pasoja që mund të dëmtonin funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit. Kuvendi i Republikës përfaqëson drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve dhe roli i tij në jetën demokratike të vendit është i pazëvendësueshëm. Vendimmarrja për institucionet nuk mund të jetë rezultat i veprimeve të njëanshme, por duhet të respektojë parimet e përfaqësimit demokratik”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka shtuar se gjatë kësaj periudhe, për shkak të masës së vendosur nga Gjykata, aktiviteti i Kuvendit mbetet i kufizuar, gjë që sipas saj ndikon drejtpërdrejt në mundësinë e institucionit për të ushtruar funksionin e tij në shërbim të qytetarëve.
Haxhiu ka theksuar se pret nga Gjykata Kushtetuese një vendim që, sipas saj, “ta mbrojë Kushtetutën, rendin demokratik dhe funksionimin e rregullt të institucioneve”.