Haxhiu takon ambasadoren e re greke, në fokus rruga evropiane e Kosovës dhe bashkëpunimi mes dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadoren e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Vaiani Gaidatzi. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadoren e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Vaiani Gaidatzi.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe perspektiva evropiane e Kosovës, veçanërisht në prag të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2027.
Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në fund, kryeparlamentarja i ka uruar mirëseardhje dhe suksese ambasadores Vaiani Gaidatzi në detyrën e saj të re. /Lajmi.net/