Haxhiu takohet me Guerot: U diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, aty u diskutua për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. “Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, shprehu mirënjohjen…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, aty u diskutua për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj në zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit tonë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: