Haxhiu s’komenton për çështjen e presidentit: Do të kem një paraqitje tjetër
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nuk ka dashur të komentojë lidhur me vendimin për çështjen e presidentit, që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese. Të enjten mbrëma, Haxhiu i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë afatet kushtetuese përkohësisht lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pak minuta para afatit për emërimin e…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nuk ka dashur të komentojë lidhur me vendimin për çështjen e presidentit, që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese.
Të enjten mbrëma, Haxhiu i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë afatet kushtetuese përkohësisht lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pak minuta para afatit për emërimin e tij.
Pas homazheve te memoriali “heroinat”, Haxhiu tha se sot duhet të flitet për gruan dhe sfidat e saj, ndërkohë për zhvillimet e fundit tha se do të ketë paraqitje tjetër.
“Sot me 8 mars duhet të flasim për të drejtat e grave, për problemet e tyre, sfidat që ballafaqohen. Për tema tjera të politikave ditore të zhvillimeve në vend, natyrisht që do të kem paraqitje tjetër, ju premtoj për këtë, rrethanat na obligojnë që të japim qëndrimet në raport me situatën aktuale”, tha Haxhiu kur u pyet nga KosovaPress lidhur me vendimin që pritet të jep Kushtetuesja.