Haxhiu pranon amendamentet kushtetuese të Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit: Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet
Kryetarja e Kuvendi i Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që Presidenti apo Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Sipas Haxhiut, ky hap synon eliminimin e ngërçeve që kanë penguar funksionimin e institucioneve dhe stabilitetin e tyre, raporton lajmi.net Ajo ka deklaruar…
Lajme
Kryetarja e Kuvendi i Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që Presidenti apo Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Sipas Haxhiut, ky hap synon eliminimin e ngërçeve që kanë penguar funksionimin e institucioneve dhe stabilitetin e tyre, raporton lajmi.net
Ajo ka deklaruar se i bashkohet thirrjes së Presidentes Osmani për votimin e këtyre amendamenteve në Kuvend.
Pak më parë, vetë Vjosa Osmani kishte reaguar duke njoftuar se ka dërguar amandamentin në Kuvend për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Postimi i saj i plotë:
Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve./Lajmi.net/