Haxhiu: Përgjegjës për Specialen janë ata që “ua ndrydhën duart” deputetëve kur u themelua
Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu, ka folur sot për Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në. Ajo, në një adresim para mediave ka folur në një linjë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke adresuar kritika ndaj atyre që insistuan për krijimin e Speciales, shkruan lajmi.net. Sipas Haxhiut,…
Lajme
Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu, ka folur sot për Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në.
Ajo, në një adresim para mediave ka folur në një linjë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke adresuar kritika ndaj atyre që insistuan për krijimin e Speciales, shkruan lajmi.net.
Sipas Haxhiut, Specialja është gjetur si fakt i kryer, dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjës, ata “që ia ndrydhën duart deputetëve në kohën kur u themelua”.
“Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa 2/3 e votave të komuniteteve. Siç e dini, edhe Lista Serbe është në Kuvend. Ne e kemi gjetur Gjykatën Speciale si fakt të kryer. Përgjegjës nuk mund të mbahemi ne, përgjegjës duhet të mbahen ata që ia kanë ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua. Ata janë që po hedhin tym, por duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, është ende heret të flitet nëse Rezoluta e miratuar në Parlamentin shqiptar do të prodhojë ndonjë efekt. /Lajmi.net/