Haxhiu për takimin me Peleshin: Folëm për shtimin e marrëveshjeve të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Ajo ka thënë se ky takim u zhvillua në Ditën e Besëlidhjes së Leshëz, duke iu dhënë mundësinë të kujtojnë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave dhe përkushtimin e…

Lajme

02/03/2026 15:52

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ajo ka thënë se ky takim u zhvillua në Ditën e Besëlidhjes së Leshëz, duke iu dhënë mundësinë të kujtojnë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona. Gjithashtu, folëm për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse, për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: