Haxhiu: Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për ta konstituuar Kuvendin

Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave pas dështimit të 28-të për të konstituuar këtë institucion. Ajo tha se nuk po votohet propozimi me votimi te fshehtë e as nuk u votua i i hapur. “Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive,…

Lajme

07/06/2025 11:46

Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave pas dështimit të 28-të për të konstituuar këtë institucion.

Ajo tha se nuk po votohet propozimi me votimi te fshehtë e as nuk u votua i i hapur.

“Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh që kishte disa dështime me votim të hapur”, u shpreh fillimisht ajo.

“Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Haxhiu tutje tha se VV i ka votat për Qeveri dhe se duke e ditur këtë opozita e mban peng Kuvendin.

“Këta e dinë që i kemi votat për qeverinë dhe duke e ditur e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.