Haxhiu merr pjesë në pritjen e Mattarellas para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare. Pritja është mbajtur në Kështjellën Aragoneze, ku janë mbledhur përfaqësues të vendeve të Mesdheut, transmeton lajmi.net. Haxhiu ka vlerësuar rolin e sportit në…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.
Pritja është mbajtur në Kështjellën Aragoneze, ku janë mbledhur përfaqësues të vendeve të Mesdheut, transmeton lajmi.net.
Haxhiu ka vlerësuar rolin e sportit në afrimin e vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre.
“Në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që bashkoi përfaqësues të vendeve të Mesdheut, sporti ishte edhe një herë urë miqësie, afrimi dhe bashkëpunimi”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Në përfundim të pritjes, Haxhiu ka shprehur mirënjohje për Presidentin italian Sergio Mattarella dhe kryeministren Giorgia Meloni për mikpritjen./lajmi.net/