Moti për të dielën
Kosova të dielën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa nuk parashikohen reshje. Temperaturat do të jenë pak më të ulëta krahasuar me të shtunën. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C, transmeton lajmi.net. Era…
Lajme
Kosova të dielën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa nuk parashikohen reshje. Temperaturat do të jenë pak më të ulëta krahasuar me të shtunën.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Në përgjithësi, e diela pritet të sjellë mot të qëndrueshëm, me shumë diell dhe temperatura verore në gjithë vendin./lajmi.net/