Haxhiu: Luftëtarëve e lirisë edhe këtë nëntor po mbahen padrejtësisht në Hagë, por vendi i tyre është në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur sot seancën e Kuvendit me një fjalim kushtuar sakrificës së ushtarëve të Kosovës e të gjithë atyre që kontribuuan në sjelljen e lirisë. Duke përkujtuar të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës, Haxhiu tha se me sakrificën dhe guximin e mijëra…

Lajme

26/11/2026 10:30

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur sot seancën e Kuvendit me një fjalim kushtuar sakrificës së ushtarëve të Kosovës e të gjithë atyre që kontribuuan në sjelljen e lirisë.

Duke përkujtuar të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës, Haxhiu tha se me sakrificën dhe guximin e mijëra njerëzve ne sot e gëzojmë atë liri në shtetin tonë.

Me këtë rast Haxhiu foli edhe për ish-krerët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.

“Teksa kujtojmë këto ngjarje, jemi pranë krerëve të UÇK-së, luftëtarëve të lirisë të cilët edhe këtë nëntor po mbahen padrejtësisht në Hagë.Vendi i tyre është në Kosovë dhe ne po vazhdojmë angazhimin tonë që liria të bie në vend, e ata të kthehen sa më parë.Tani në përkujtim të këtyre ditëve, ditëve të lavdishme të nëntorit dhe në nderim të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”,deklaroi ajo ,shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, në Kuvend janë shfaqur pamje të shumta të daljes së parë publike të UÇK-së dhe nga të shtënat e asaj kohë në Rezallë, më 28 nëntor./Lajmi.net/