Haxhiu kujton Qosjen: E ktheu argumentin me mjet mbrojtje për identitetin dhe të drejtën shqiptare, para se ajo të formohej në tryeza politike
Kryetarja e Kuvendit dhe U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në nderim të akademikut Rexhep Qosja. Ajo ka thënë se Qosja ishte njëri nga njerëzit që e shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike. “Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit dhe U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në nderim të akademikut Rexhep Qosja.
Ajo ka thënë se Qosja ishte njëri nga njerëzit që e shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike.
“Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën e tyre politike. Kësaj kohe ai u përgjigje me vepra, me studime, polemika, qëndrime publike dhe një diciplinë intelektuale që rrallë shihet në jetën tonë publike. Ai e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e rilindjes kombëtare, mbi trashegiminë iluministe evropiane, mbi humanizmin dhe figurat që shqiptarëve i dhanë drejtim historik. Si shkrimtar ai e dëshmoi se letërsia mund të jetë njëkohësisht art dhe ndërgjegje. Në veprat e tij historike e solli njeriun përballë frikës, pushtetit, padrejtësisë dhe dilemave të kohës sonë. Akademik Qosja e nxori studimin e letërsisë shqipe nga kufijtë e një dicipline të ngushë dhe e lidhi me pyetjen më të madhe t ëkohës së tij: si mbahet gjallë vetëdija e një populli të ndarë, të shtypur dhe të detyruar të mbroj edhe gjuhën edhe historinë edhe të drejtën e tyre politike”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se Qosja përmes punës së tij kërkimore, me interpretimet e thella dhe me leximin e ri të autorëve tanë më të rëndësishëm, e ka bërë letërsinë shqipe pjesë të debateve më të mëdha për identitetin, për vazhdimësinë historike dhe të drejtën politike të shqiptarëve.
“Si intelektual në vitet më të rënda për popullin e Kosovës, ai ishte zë i qartë kundër shtypjes, kundër padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohimin e identitetit tonë shqiptar. Kontrubuti i tij shtrihet edhe në proceset politike të shekullit të kaluar, kur Kosova kërkonte liri dhe Republikë. Rexhep Qosja e vuri aktivitetin e tij intelektual në shërbim të kësaj të drejte duke e artikuluar lirinë e Kosovës si të drejtë historike dhe kauzë që kërkonte afirmim ndërkombëtar. Në jetën kulturore të Kosovës, profesor Qosja zë vendin e atyre figurave të rralla që dalin përtej institucionit dhe shënojnë një epokë të tërë mendimi. Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës, teatri, filmi dhe debati publik mbajnë në themel punën, guximin dhe praninë e tij”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se te Qosja kultura kishte detyrë, libri kishte detyrë dhe intelektuali gjithashtu prandaj sipas saj vepra e tij doli përtej bibliotekës dhe hyri në historinë politike të Kosovës.
“Qosja e ktheu argumentin me mjet mbrojteje për identitetin dhe të drejtën shqiptare para se kjo e drejtë të merrte formë në tryezat politike. Q!ysh në vitet 70-ta, në veprën “Panteoni i harruar”, ai kishte shkruar për fjalën dhe heshtjen si çështje etike, politike dhe intelektuale. Më vonë në polemikat e viteve 80-të, në policistikën e viteve 90-të, dhe në intervistat ku artikuloi të drejtën e Kosovës për Vetëvendosje, dëshmoi se për krijuesin shqiptar heshtja nuk mund të ishte strehë në kohë shtypje. Fjala te Qosja ishte detyrim ndaj së vërtetës dhe ndaj popullit. Në vitin 1991 në një intervistë për shtypin beogradas, kur Jugosllavia po shpërbëhej dhe Kosova mbahej nën shtypje, akademik Qosja deklaronte se këmbëngulja dhe vendosmëria e popullit shqiptar do të vazhdonin përballë vuajtjeve derisa Kosova të arrinte të drejtën që i kujtonte, atë për vetëvendosje historike dhe territoriale”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se Qosja nuk kërkoi nderime për veten, por Kosova ka detyrë t’i nderoj ata që me veprën e tyre e kanë nderuar shtetin dhe kombin.
“Kujtimi për të do të mbetet aty ku ai e vendosi gjithë veprën e tij, në kulturën shqiptare, mendimin kritik, në gjuhën shqipe dhe në historinë politike shpirtërore të Kosovës”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/