Haxhiu kritikon veprimet e sotme të opozitës që dikur i bënte vet: Këta s’kanë kauzë, kanë probleme të lidershipit dhe veprime të pakontrolluara
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka dal para mediave sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat i ashpër mes PDK-së, Aleancës me VV-në. Ajo ka thënë se bashkëatdhetarët kanë dashur ta vizitojnë sallën e Kuvendit por sipas saj opozita po i proteston edhe mërgatës. “Kurti ka bërë thirrje për…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka dal para mediave sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat i ashpër mes PDK-së, Aleancës me VV-në.
Ajo ka thënë se bashkëatdhetarët kanë dashur ta vizitojnë sallën e Kuvendit por sipas saj opozita po i proteston edhe mërgatës.
“Kurti ka bërë thirrje për opozitën dhe është përballur me refuzime nga PDK dhe AAK dhe nga ana tjetër me kërkesa që janë në shpërputhje me fuqinë politike sic janë ato të LDK-së që insistojnë që presidenti të jetë nga radhë e tyre. Seancë do të ketë, por paraprakisht duhet të ketë marrëveshje. Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, por përpjekje maksimale për të pasur marrëveshje që zgjedhë presidentin me mandat 5 vjecar”, ka thënë Haxhiu.
Ajo i ka kritikuar veprimet e sotme të opozitës.
“Unë jam një nga personat që kam bërë aktivitete opozitare, por gjithmonë kemi protestuar kundër marrëveshjeve të dëmshme të vendit, kundër Speciales që këta e kanë votuar e kundër Zajednicës që këta e kanë votuar, e kundër Demokracionit që këta prapa meje e kanë votuar. Nuk kemi votuar kundër mërgatës e të rinjve të rejave, por janë qytetarët që i vlerësojnë më pas këto veprime. Kur s’ke kauzë këto veprime duken banale. Këta kanë probleme të lidershipit, prandaj dhe veprimet i kanë të pakontrolluara. E vërtetë edhe vezë edhe gaz, por kundër demokracionit dhe kundër Zajednicës. Kurrë kur s’kemi pasur kauzë, por kur veprimet politike s’kanë kryer punë kemi marrë veprime të tjera. S’kanë kauzë e bëjnë veprime të tilla”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/