Haxhiu ia “huq” kur krahason situatën e votimit më 2014 – Më 2022 e ndryshuan vet ligjin që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit s’e respektuan

Është fare e lehtë të lexosh në kuadër të ligjeve të Kosovës ku thuhet se “Deputeti njëkohësisht nuk mund të jetë kryeministër, zv/kryeministër, ministër ose zv/ministër”. Saktësisht Neni 6 e qartëson këtë për secilin zyrtar shtetëror që tashmë është zgjedhur si deputet. Por ky ligj kishte ndryshuar pikërisht në vitin 2022. E sot në Kuvendin…

Lajme

15/04/2025 15:41

Është fare e lehtë të lexosh në kuadër të ligjeve të Kosovës ku thuhet se “Deputeti njëkohësisht nuk mund të jetë kryeministër, zv/kryeministër, ministër ose zv/ministër”.

Saktësisht Neni 6 e qartëson këtë për secilin zyrtar shtetëror që tashmë është zgjedhur si deputet.

Por ky ligj kishte ndryshuar pikërisht në vitin 2022.

E sot në Kuvendin nuk u arrit të zhvillohet seanca konstituive për shkak se partitë opozitare nuk votuan komisionin e formimit për mandatin e deputetëve- pasi që kryeministri dhe ministrat nuk kishin dhënë dorëheqje me kohë dhe të njëjtit po vazhdojnë të kryejnë punë nga ministritë përkatëse.

Kësisoj nga partitë politike në vend LDK, PDK, AAK kanë refuzuar të votojnë duke theksuar se  bëjnë shkelje të Kushtetutës.

E pas kësaj ka reaguar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, duke publikuar një video të realizuar në vitin 2014, ku Hashim Thaçi shihet duke votuar si deputet përderisa ishte Kryeministër në detyrë.

Madje Haxhiu tentoi t’u tregojë opozitarëve se janë gabim e duke thënë se praktika e sotme nuk përmban asgjë ndryshe nga politikat e mëhershme.

Por një gjë ka harruar Haxhiu. Në fakt ligji ndryshoi pikërisht nga qeverisja e Kurtit, pra më 2022.

Saktësisht në gazetën zyrtare ky ligj u publikua më 18.11.2022 dhe nga aty ndryshoi gjithçka.

Pra në kohën kur Thaçi ishte duke votuar asisoj, Ligji për Qeverinë nuk ka ekzistuar sepse u bë më vonë pra më 2022.

Kësisoj Haxhiu publikoi kot së koti një video të tillë të cilën pa hezitim e publikoi çdo zyrtar i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje./Lajmi.net/