Haxhiu i thërret kryetarët e partive në takim, PDK dhe AAK i dërgojnë nënkryetarët
Të premtën më 31 korrik, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka ftuar në takim kryetarët e partive politike. Ky takim ka në rend ditë të diskutohet për përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net. Në këtë takim, nga PDK dhe AAK do të marrin…
Lajme
Të premtën më 31 korrik, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka ftuar në takim kryetarët e partive politike.
Ky takim ka në rend ditë të diskutohet për përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Në këtë takim, nga PDK dhe AAK do të marrin pjesë nënkryetarët.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka konfirmuar se do të marrë pjesë ajo në këtë takim dhe jo lideri i partisë, Bedri Hamza.
Njëjtë ka konfirmuar edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i cili ka thënë se në takim do të marrë pjesë Besnik Tahiri e jo i pari i partisë, Ardian Gjini.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk dihet ende se kush do të marrë pjesë në këtë takim, i cili vjen një ditë pas Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku pritet që të vendoset për kryesinë e saj.
Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së mbahet të enjtën më 30 korrik, ku pritet të shkarkohet ose jo nga pozita e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërkaq të premtën mbahet mbledhja e thirrur nga Haxhiu me përfaqësues të partive e krejt në fund pastaj më 6 gusht seanca konstituive. /Lajmi.net/