Haxhiu fton partitë politike të marrin pjesë në seancë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet sot në ora 20:30. Ajo ka theksuar se, sipas informacioneve që ka, deputetët e partive politike ndodhen në zyrat e tyre dhe i ka ftuar të zbresin në sallën plenare…

Lajme

27/04/2026 21:10

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet sot në ora 20:30.

Ajo ka theksuar se, sipas informacioneve që ka, deputetët e partive politike ndodhen në zyrat e tyre dhe i ka ftuar të zbresin në sallën plenare për të marrë pjesë në seancë.

“Sipas informacioneve tona, ata janë në zyrat e tyre dhe i ftoj që të vijnë poshtë dhe të marrin pjesë në seancë plenare”, ka thënë Haxhiu.