VV po shkel Kushtetutën – votimi për Presidentin vazhdon pa kuorum, ndryshe nga 5 marsi

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet procesi i votimit për Presidentin në një situatë të tensionuar politike. Derisa vazhdimi i votimit pa kuorum përbën shkelje të Kushtetutës dhe rregullave parlamentare. Ndryshe në seancën e 5 marsit, për shkak të mungesës së kuorumit, kryesuesja e seancës Albulena Haxhiu kishte ndërprerë punimet dhe kishte deklaruar se pa…

Lajme

27/04/2026 21:52

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet procesi i votimit për Presidentin në një situatë të tensionuar politike. Derisa vazhdimi i votimit pa kuorum përbën shkelje të Kushtetutës dhe rregullave parlamentare.

Ndryshe në seancën e 5 marsit, për shkak të mungesës së kuorumit, kryesuesja e seancës Albulena Haxhiu kishte ndërprerë punimet dhe kishte deklaruar se pa 2/3 e deputetëve nuk mund të vazhdohej votimi.

“Nuk ka kuorum për ta vazhduar këtë seancë… nuk i kemi 2/3 e deputetëve. Nuk mund të vazhdojmë me votimin”, ishte deklaruar atëherë.

Ndërkohë, këtë herë procesi po vazhdon pavarësisht mungesës së opozitës në sallë, gjë që ka nxitur reagime. /Lajmi.net/