Behrami: LVV po prodhon “fajtorë të paqenë’ për procesin e Presidentit – përgjegjësia është e Qeverisë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se po tenton të krijojë “fajtorë të paqenë” për situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit. Në një reagim në Facebook, Behrami ka thënë se Qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus politik, por sipas tij ka dështuar ta bëjë…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se po tenton të krijojë “fajtorë të paqenë” për situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit.
Në një reagim në Facebook, Behrami ka thënë se Qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus politik, por sipas tij ka dështuar ta bëjë këtë.
“Paramendo, i ka pasur 75 ditë që nga seanca e parë konstituive për të gjetur konsensus për një emër të Presidentit”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se, siç e quan ai, “Qeveria e minutave të fundit, e territ dhe izolimit”, po përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë tek të tjerët për një proces që, sipas tij, është përgjegjësi e saj. /Lajmi.net/