Kryeziu vishet “kuqezi”

KF Shkëndija ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Almir Kryeziu, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqezi. Sulmuesi anësor 27-vjeçar ka kaluar me sukses kontrollët mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionët e Maqedonisë së Veriut, duke u angazhuar me klubin deri në verën e vitit 2027. Pas…

Sport

29/06/2026 12:32

KF Shkëndija ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Almir Kryeziu, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqezi.

Sulmuesi anësor 27-vjeçar ka kaluar me sukses kontrollët mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionët e Maqedonisë së Veriut, duke u angazhuar me klubin deri në verën e vitit 2027.

Pas përfundimit të procedurave zyrtare, përfshirë prezantimin, fotografimin dhe intervistën e parë si futbollist i Shkëndijës, Kryeziu është nisur drejt Sllovenisë, ku do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në fazën përgatitore për sezonin e ri.

Kryeziu vjen te Shkëndija pas paraqitjeve shumë të mira në elitën e futbollit të Kosovës, ku u shqua si një nga futbollistët më cilësorë në repartin ofensiv. Forma e tij bëri që të ishte ndër emrat më të kërkuar gjatë këtij afati kalimtar, duke zgjuar interesim edhe nga klube jashtë vendit. Megjithatë, ai vendosi të vazhdojë karrierën te Shkëndija, duke zgjedhur projektin sportiv dhe ambiciet e klubit kuqezi.

Me afrimin e Almir Kryeziut, Shkëndija shton cilësinë dhe konkurrencën në repartin ofensiv, në prag të sfidave që e presin ekipin në sezonin 2025/26, si në garat vendore ashtu edhe në arenën evropiane.