Babi i Hashim Thaçit varroset nesër në ora 15:00
Nesër në ora 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Skenderajt, e cila edhe do të bëjë gjithë organizimin e ceremonisë së varrimit . Aktivitetet për ceremoninë e varrimit parashihet të nisin nga ora 9 kur do të fillojnë homazhet…

Lajme
Nesër në ora 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Skenderajt, e cila edhe do të bëjë gjithë organizimin e ceremonisë së varrimit .
Aktivitetet për ceremoninë e varrimit parashihet të nisin nga ora 9 kur do të fillojnë homazhet e më pas mbledhja komemorative dhe varrimi i të ndjerit, raporton lajmi.net.
Pas kësaj vazhdohet me të pamen tek familja Thaçi me datë 19 dhe 20 mars.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura.
Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:
Homazh pranë arkivolit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Mbledhja komemorative:
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
E Pamja e familjes Thaçi:
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi./Lajmi.net/