Haxhi Avdyli pritet të jetë kandidat i GUXO-s për kryetar të Prizrenit
Deputeti i partisë GUXO, Haxhi Avdyli, pritet të garojë për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Këtë e ka paralajmëruar vetë Avdyli përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihet në Prizren me mbishkrimin: “GUXO! për Prizrenin…”, transmeton lajmi.net Partia GUXO, e cila në zgjedhjet e kaluara ka qenë pjesë e…

Lajme
Deputeti i partisë GUXO, Haxhi Avdyli, pritet të garojë për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Këtë e ka paralajmëruar vetë Avdyli përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihet në Prizren me mbishkrimin: “GUXO! për Prizrenin…”, transmeton lajmi.net
Partia GUXO, e cila në zgjedhjet e kaluara ka qenë pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë po hyn e ndarë në garën lokale në disa komuna të Kosovës me kandidatët e saj të pavarur nga VV.
Në komunën e Prizrenit, gara pritet të jetë e fortë, me disa figura të njohura në garë: Shaqir Totaj (PDK), Artan Abrashi (VV), Driton Selmanaj (LDK), Besnik Krasniqi (AAK), Albulena Balaj-Halimi (Nisma) dhe tashmë edhe Haxhi Avdyli nga GUXO./lajmi.net/