Haxhi Avdyli para nisjes së seancës: Do të propozohen njerëz që kanë përkrahje qytetare

Haxhi Avdyli nga Guxo para nisjes së seancës ka thënë që do të propozojnë njerëz që kanë përkrahje qytetare. “Ministrat kanë, tash cka me bë?” “PDK nuk e ka atë luks, atë mundësi me na caktu emrin. Ne i ftojmë për dialog, për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti dhe t’i krijojmë institucionet… Institucioni i…

Lajme

24/08/2025 10:41

Haxhi Avdyli nga Guxo para nisjes së seancës ka thënë që do të propozojnë njerëz që kanë përkrahje qytetare.

“Ministrat kanë, tash cka me bë?”

“PDK nuk e ka atë luks, atë mundësi me na caktu emrin. Ne i ftojmë për dialog, për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti dhe t’i krijojmë institucionet… Institucioni i kuvendit të Kosovës është një shtëpi e përbashkët e krejt partive e nëse ne kërkojmë përkrahje për qeveri është diçka tjetër, e as nuk e kemi në plan me kërku përkrahje për Qeverinë… ta formojmë kuvendin e pastaj ai që i ka numrat le ta formojë qeverinë”, tha ai.

“Po dojnë me ia vazhdu mandatin e Albin Kurtit , kjo opozitë po del të jetë një adhurues sekret i Albin Kurtit se nuk e kanë plan me rrëzu Albin Kurtin as në vitin 2026 me këtë qasje”, tha ai.