Haverzt, njeriu i momentit te Chelsea – gjermani i siguron ‘Bluve’ tri pikët ndaj Newcastle
Kai Havertz është njeriu i momentit te skuadra e Chelsea.
Sport
Ylli gjerman ka dëshmuar përsëri formën e tij të jashtëzakonshme së fundmi, duke shënuar golin e fitores për Chelsea, në ndeshjen ndaj Newcastle United.
Chelsea fitoi 1:0, falë golit të minutës së 89’ të shënuar nga Kai Havertz, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Tuchel vuajti shumë gjatë 90 minutave, duke mos arritur të gjente hapësirat e saja, falë një pozicionimi shumë të mirë të skuadrës së Howe.
Havertz, në rolin e sulmuesit (9 fals) te Chelsea i siguroi tri pikët skuadrës së tij, duke justifikuar edhe një herë besimin e Thomas Tuchel.
Chelsea numëron tashmë 59 pikë në pozitën e tretë, kurse Newcastle mbetet me 31 pikë në pozitën e 14-të. Këtu thyhet edhe ecuria pa humbje e skuadrës së Eddie Howe. /Lajmi.net/